Në Turqi ka pasur reagime të forta pas aksidentit të rëndë të ndodhur në 30 nëntor ku djali i presidentit të Somalistë përplasi për vdekje një motorist që merrej me shpërndarjen e porosive.
Për ngjarjen, ka reaguar edhe kryebashkiaku i Stambollit, Ekrem Imamoglu i cili duke postuar edhe videon e aksidentit të rëndë në rrjetin social “X” shkruan se shteti turk nuk është i aftë të mbrojë qytetarëvt e vetë dhe se autori në këtë rast ka arritur të arratiset nga vendi.
Fillimisht, Hassan Sheikh Mohamud u shoqërua në polici ku iu mor dëshmia mbi ngjarjen dhe më pas u la i lirë. Pasi policia shkoi në shtëpinë e tij në 2 dhjetor u zbulua se ishte arratisur nga vendit.
Ndaj tij tashmë është lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar.
Viktima Yunus Emre Getser, baba i dy fëmijëve, nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra në aksident. Ndërsa fakti që autori arriti të arratisej nga vendi ka thelluar plagën e familjes së shpërndarësit të porosive.
Moto-kurye Yunus Emre Göçer, Türkiye Cumhuriyeti vatandaşıydı. Somali Cumhurbaşkanı’nın oğlunun yaptığı kazayla bu hayattan koparıldı. Biz, hukuki sürecin takipçisi olacağız dedik ama zanlı elini kolunu sallayarak Türkiye’den ayrıldı. Kurbanın ailesinin acısı daha da katlandı. Bu… pic.twitter.com/zLhzX7JiSa
— Ekrem İmamoğlu (@ekrem_imamoglu) December 8, 2023