Sport
Bota

VIDEO/ Donald Trump pret Juventusin në Shtëpinë e Bardhë! Presidenti vendos në siklet futbollistët, flet për bombardimet Izrael - Iran

19 Qershor, 08:50| Përditesimi: 19 Qershor, 09:13

  • Share

Juventusi ka tërhequr vëmendje të madhe në Shtetet e Bashkuara, jo vetëm për përgatitjet për Kupën e Botës për Klube, por edhe për një vizitë surprizë e shumë të përfolur në një ambient të pazakontë si Shtëpia e Bardhë, ku skuadra u prit nga presidenti amerikan Donald Trump.

Në pamjet që janë bërë virale në rrjetet sociale, Trump shfaqet duke folur për çështje të ndryshme, madje edhe tema të ndjeshme si bombardimet mes Izraelit dhe Iranit edhe emigracionin, ndërsa lojtarët e Juventusit qëndronin të rreshtuar pas tij. Vizita u zhvillua pak orë para ndeshjes së parë të Juventusit në këtë kompeticion, ku "Zonja e Vjetër" fitoi 5-0 kundër Al-Ain në Washington, mëngjesin e 19 qershorit me orën shqiptare.

Në këtë takim morën pjesë drejtuesit më të lartë të Juves, si: Igor Tudor (trajneri i Juventusit), John Elkann (drejtori i Exor dhe një nga njerëzit kyç në strukturën e Juventusit), Maurizio Scanavino, Giorgio Chiellini dhe Damien Comolli, drejtori i përgjithshëm i sapoardhur në klub. Nuk mungoi as Gianni Infantino, kreu i FIFA-s.

Trump e nisi fjalimin me një koment për John Elkann, duke thënë: “Mendoj se të gjithë e njihni, është një njeri që ka bërë një punë të jashtëzakonshme në industrinë e automobilave”.

Ai gjithashtu iu drejtua Infantinos për sfidën ndaj Al-Ain: “Stadiumi është shitur plotësisht, apo jo?”

Një moment tjetër interesant ishte kur presidenti shtrëngoi duart me futbollistët amerikanë të Juventusit, Weston McKennie dhe Timothy Weah, duke e pyetur sërish Elkannin: “Kundër kujt po luani? Oh, ata shpenzojnë shumë para, apo jo?”

Përgjigja e Elkann ishte lakonike dhe domethënëse: “Po, këtu janë ekipet më të mira në botë.”

Në fund, Trump nuk ngurroi të ndante mendime edhe për emigracionin, duke ju drejtuar trajnerëve dhe lojtarëve në një kontekst krejt jashtë futbollit, gjë që i dha edhe më shumë bujë këtij takimi të rrallë ndërmjet sportit dhe politikës në nivelin më të lartë.

S.Dh/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Luli: 19/06/2025 10:07

    Idjot krejt

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    PD ankohet në Strasburg për zgjedhjet e 11 majit dhe SPAK, si e vlerësoni?