Armando Dobra

VIDEO/ Dopietë për përmbysjen e madhe, sulmuesi shqiptar shkëlqen në Angli

7 Janar 2023, 17:48| Përditesimi: 7 Janar 2023, 19:16

  • Share

Chesterfield barazoi 3-3 me West Brom për raudin e 1/32 në FA Cup. Për vendasit një paraqitje fantastike ka zhvilluar Armando Dobra, ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare. 21-vjeçari ia ka dalë të shënojë dy herë në pjesën e parë, duke përmbysur avantazhin e miqve.

Deri në minutën e 35, West Brom po kryesonte 1-2, me sulmuesin shqiptar që gjeti golin e parë. Një vendosje e mirë në zonë dhe asisti i Mandeville bëri që ndeshja fillimisht të barazohej në 2-2. Vetëm në minutën e 41, Dobra do ndiqte shumë mirë një aksion të nisur prej tij, për të shënuar golin e dytë personal dhe të avantazhit 3-2. Shtatë gola ka shënuar 21-vjeçari në të gjitha kompeticionet këtë sezon me Chesterfield, skuadër që merr pjesë në Ligën Kombëtare të Anglisë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?