Bundesliga gjermane e futbollit është në javën e 17-të. Në orën 18:30 Mainz humbi në shtëpi 1-2 me Dortmund. Në 20:30 u zhvilluan katër ndeshje, Augsburg fitoi 1-0 me GLadbach, Bayer Leverkusen fitoi 2-0 me Bochum, Freiburg barazoi 1-1 me Eintracht Frankfurt dhe Werder Bremen humbi 1-2 me Union Berlin.
Në "Meua Arena", Mainzi vendas humbi 1-2 me Borussia Dortmund. Ndeshja nisi mirë për Mainz, që kaluan në avantazh me Lee Jae-Sung që në minutën e dytë. Pas vetëm 70 sekondash, verdhezinjtë barazuan me Ryerson. Pjesa e dytë solli dhjetë zëvendësime për skuadrat, teksa goli i fitores për Dortmund u shënua vetëm në minutën e 90+3. Në zhvillimet e një këndoreje, Reyna shënoi pas asistit të Haller. Dortmund merr fitoren e dytë radhazi dhe me 31 pikë mban vendin e katërt, teksa Mainz me 20 pikë renditet në vendin e 12-të.
Pas 17 javësh në Bundesligë, Bayern Munich kryeson me 36 pikë, tre më shumë se Union Berlin që me fitoren e sotme është konkurrenti i bavarezëve në garën për titull. Në vend të tretë Leipzig dhe të katërt Frankfurt. Në fund Bochum, Hertha Berlin dhe Schalke.
Bundesliga - java 17-të:
Mainz 1-2 Dortmund
20:30
Augsburg 1-0 Borussia Monchengladbach
Bayer Leverkusen 2-0 Bochum
Freiburg 1-1 Eintracht Frankfurt
Werder Bremen 1-2 Union Berlin
Renditja: