Bundesliga gjermane e futbollit është në javën e 16-të. Në "Iduna Park", Borussia Dortmund ka fituar me vështirësi 4-3 me Augsburg. Dramë dhe përmbysje në këtë duel, me verdhezinjtë që në fund kanë marrë tri pikët e plota.
Gjithçka do fillonte me golin e Bellingham në minutën e 29 për avantazhin e Dortmund. Në minutën e 40, Maier shënoi golin e barazimit, ndërsa Schlotterbeck në minutën e 42 shëoi sërish për Dortmund. Fundi i pjesës së parë ka qenë dramatik, me Demirovic që barazoi ndeshjen në 2-2.
Në pjesën e dytë, Gittens shënoi për 3-2, me Dortmund që nuk e mbajti gjatë barazimin, pasi në të 77 Colina shënoi golin e barazimit 3-3. Presioni i Reyna në minutën e 78 bëri që Dortmund të shënonte për 4-3.
Me këtë fitore, Dortmund shkon në kuotën e 28 pikëve në vendin e gjashtë. Augsburg paçka paraqitjes së mirë doli pa pikë nga transferta, duke mbetur në vendin e 15-të me 15 pikë.
Renditja: