Në Portugali, Porto fitoi 2-1 me Atletico Madrid falë golave të Taremit në minutën e 5 dhe Eustaquio në minutën e 24 duke marrë kreun e grupit B. Tri pikëshi i vendosur që në pjesën e parë bëri që miqtë e Simeones të kalojnë periudhën më të vështirë në vitet e fundit, duke mos ia dalë të kalojnë më tej edhe pas autogolit të Marcano në fundin e takimit. Vendi i katërt në grupin B është shumë pak për spanjollët. Me kualifikimin të siguruar, Porto i ka dhënë leksion miqve. Nga grupi B kalojnë në fazën me eleminim Porto dhe Brugge, teksa Leverkusen luan në Europa League.
VIDEO/ Porto 2-1 Atletico Madrid (Taremi 5', Eustaquio 24' / Marcano 90+2 (aut))
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Bayern Munich tregon forcën me Interin, Asllani luan 90 minuta! Barcelona mbyll Championsin me dinjitet, dramë dhe përmbysje në grupin D !Porto largon nga Europa Atletico Madridin
S.Dh/ReportTv.al