Atletico Madrid

Sport

VIDEO/ Dramë për Barcelonën, Atl. Madrid e përmbys 1-2 në limite dhe i merr kreun e La Ligas

21 Dhjetor 2024, 23:01| Përditesimi: 22 Dhjetor 2024, 18:30

  • Share

SPANJË - Dramë, emocione dhe futboll spektakolar. Barcelona u përmbys 1-2 nga Atletico Madrid për javën e 18-të të kampionatit, me miqtë që marrin kreun e La Ligas. Goli i fitores për miqtë u shënua vetëm 20 sekonda nga mbyllja e sfidës.

Në Katalonjë vendasit e Barcelonës kaluan të parët në epërsi me Pedrin në minutën e 30-të, ndërsa në fraksionin e dytë de Paul në minutën e 60-të dhe Sorloth në shtesën e gjashtë shënuan golat për të besuarit e Simeones.

Barcelona pëson humbjen e dytë radhazi dhe me 38 pikë zbret në vendin e dytë. Tanimë Atletico Madrid me 41 pikë ndodhet në vendin e parë të renditjes.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se zgjedhjet do ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?