Inter fitoi 1-0 në derbin e qytetit me Milanin, të diel në mbrëmje për javën e 21-të të Serie A. Dueli ka pasur kërkesa të shumta, me shkallët e stadiumit që kanë qenë të mbushura në kapacitet maksimal.
Më shumë se 75 mijë tifozë kanë dhuruar spektakël në të dyja kampet, aqsa është dridhur edhe stadiumi. Në videon më poshtë duket qartë se tribunat e "San Siros" janë dridhur nga kërcimi dhe entuziazmi i tifozëve.
Bëhet fjalë për kurorën e poshtme të stadiumit, pra në katin e parë. Lëvizjet në një kolonë duket se do shqetësojnë mirëmbajtësit, që duhet të marrin masa për të shmangur diçka të pakëndshme në të ardhmen.