PRISHTINË - Drita e Gjilanit ka përfunduar aventurën në Champions League, duke u eliminuar në raundin e dytë kualifikues pas dy humbjeve ndaj kampionëve të Danimarkës, Copenhagen.
Pas disfatës 2-0 në ndeshjen e parë në Danimarkë, skuadra nga Kosova u mposht edhe në ndeshjen e kthimit të zhvilluar të martën mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri”, me rezultatin 0-1.
Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Andreas Cornelius në minutën e 42-të, duke vulosur kualifikimin e danezëve me rezultatin e përgjithshëm 3-0. Drita u detyrua të luajë me një lojtar më pak që nga minuta e 27-të, kur Liridon Balaj u përjashtua me karton të kuq pas një faulli të ashpër.
Me këtë rezultat, Copenhagen kalon në raundin e tretë kualifikues të Champions League, ndërsa Drita e vazhdon rrugëtimin evropian në Europa League. Gjilanasit do të përballen në raundin e tretë me humbësin e çiftit FCSB - Shkëndija.
PRAGNDESHJA
Në baret e Prishtinës, pragndeshja ishte e tensionuar. Tifozët e Dritës u përleshën me ata të Copenhagen, me bilancin që ishte tre të lënduar dhe tre të arrestuar.
42' | Goal for Copenhagen.
— Kosovo Football ?? (@FootballKosovo) July 29, 2025
Drita ⚪️ 0-[1] ? Copenhagen
⚽ Cornelius | Agg: 0-3#UCL | #Drita | ???? pic.twitter.com/yqIsiWodQG
Komente
