YEREVAN - Armenia humbi 0-1 kundër Kroacisë në stadiumin e "Republikës" në kryeqytetin Yerevan. Vendasit nuk mundën të ndalnin ballkanasit, ndërsa ndeshja u vendos nga goli i Kramaric pas vetëm 13 minutave lojë, me kroatët që siguruan vendin e parë në grupin D kualifikues të Euro 2024.
Veç anës sportive, ndeshja bëri xhiron e medieve edhe për shkak të mesazheve politike që u shpërndanë me dron. Në të 35 minutë, mbi stadium fluturoi një dron i cili mbante lidhur flamurin e Republikës së Arkahut, ose Nagorno-Karabakh. Në këtë rajon jeton një shumicë armene, por që zyrtarisht janë pjesë e Azerbajxhanit.
Kjo nuk ishte e vetmja ndodhi e "jashtëzakonshme" në këtë duel. Gjatë vijimit të lojës, tifozët u përfshinë në një sherr masiv në tribuna. Për fat nuk pati të lënduar rëndë, me rojet e sigurisë që shuan përleshjen që zgjati disa minuta.