Autogoli qesharak në Suedi

VIDEO/ Duhet parë për t'u besuar, në Suedi trukojnë hapur ndeshjen me tre autogola naiv! Nisin hetimet

6 Nëntor, 12:43| Përditesimi: 6 Nëntor, 12:47

  • Share

SUEDI - Në Ligën e Tretë të futbollit në Suedi janë duke u përballur me akuza trukimesh, pasi u shënuan nëntë gola në një ndeshje dhe tre nga të cilat autogola, një mes tyre në mënyrë skandaloze.

AFC Eskilstuna fitoi 5-4 kundër Stocksund, me vendasit që shënuan tre gola pas 16 minutave të pjesës së parë. Miqtë shkurtuan për 3-1, para se sërish rezultati në pjesën e dytë të shkonte 5-1.

Autogoli i minutës së 52-të nga miqtë me Ludvig Erik Avel Ugglas po bën xhiron e medieve pasi duhet parë për t'u besuar një naivitet i tillë. Me portierin që lë topin në mënyrë të dyshimtë dhe sferën që nuk ka forcë të përfundojë në rrjetë, është Ludvig që e dërgon topin në portën e tij në mënyrë absurde.

Tani në Federatën e Futbollit Suedeze po shohin pamjet dhe do fillojnë hetimet edhe në bazë të informacioneve të marra nga kompanitë e basteve për lëvizjet e koeficientëve.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?