Kategoria e Parë e futbollit në Shqipëri është në javën e 17-të. Mesditën e sotme, Tomori mundi 0-1 Dinamon në "Selman Stërmasi". Disfata e dytë radhazi ka bërë që Blutë e Nevil Dedes të lëshojnë vendin e parë, që për momentin mbahet nga Skënderbeu.
Ndeshja në kryeqytet nisi me ritëm, teksa vendasit patën disa mundësi. Do duhej minuta e 16-të që Solomon të linte Tomorin me një lojtar më pak, kjo pas daljes me karton të kuq. Megjithë epërsinë numerike, vendasit nuk mundën të shënonin, kjo edhe si pasojë e mbrojtjes së mirë të beratasve.
Do duhej e 90+1 minutë që Dushkaj të shënonte golin e vetëm për Tomorin, teksa miqtë dalin me tri pikë nga një transfertë delikate. Pas fitores, Tomori me 24 pikë merr vendin e gjashtë që të dërgon të zonën e promocionit.
Dinamo mbetet në kuotën e 31 pikëve në vendin e dytë, dy pikë më pak se Skënderbeu kryesues. Nesër në 13:00 luhet Besa - Flamurtari për të mbyllur totalisht javën e 17-të në Kategorinë e Parë.