Mirlind Daku ka shënuar golin e dhjetë sezonal për Rubin Kazan në Pemier Leaguen e Rusisë. Për raundin e 30-të të kampionatit, Rubin Kazan e mbylli 1-0 pjesën e parë kundër Sochi.
Duhej minuta e 22-të që Daku me një të djathtë nga brenda zonës të mposhtte portierin mik, për të kaluar të tijtë në epërsi. Pasimi i Vadas u shfrytëzua nga Daku, që me diagonalen e fortë e ndali sferën në rrjetë.
Veç dhjetë golave, Daku ka dhënë edhe katër asiste këtë sezon. Ndërkohë pasnesër, më 27 maj në orën 16:00 trajneri Sylvinho do shpallë listën me emrat që do marrë me vete në Gjermani për Euro 2024 dhe Daku i ka "çuar një sms" brazilianit, duke tundur rrjetën.
Mirlind Daku, Rubin Kazan, Rusi pic.twitter.com/K1WWLfYT4D
— News video (@Newsvideo13) May 25, 2024