Në "Unipol Domus", Cagliari fitoi 2-1 kundër Genoas për javën e 11-të në Serie A. Sfida u vendos në pjesën e dytë, aty ku u shënuan edhe tre golat. Të parët në avantazh kaluan vendasit e Ranierit, me Viola që shënoi në minutën e 48-të. Vetëm tre minuta më vonë, Gudmundsson barazoi për miqtë. Duhej Zappa që pas asistit të Petagnas në minutën e 69 të kalonte në epërsi Cagliarin, gol që do rezultonte me vlerën e tri pikëve. Kështu Cagliari merr fitoren e dytë radhazi dhe me nëntë pikë shkon në pozitën e 17-të, duke dalë nga zona e ftohtë. Nga ana tjetër Genoa me 11 pikë qëndron në vendin e 15-të.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Juventusi mund 0-1 Fioren dhe ndjek Interin në krye të Serie A, Roma përmbys Leccen! Monza mund Veronën dhe sheh nga Evropa
S.Dh/ReportTv.al