Në "San Siro" Milan siguroi suksesin e dytë radhazi duke mundur 1-0 Empolin. Goli i Pulisic në minutën e 41-të vendosi ndeshjen. Pikërisht në këtë aksion dhe në ndërhyrje e sipër u dëmtua edhe mbrojtësi i Kombëtares, Ardian Ismajli. Ai ndjeu një shqetësim muskulor dhe kërkoi të zëvendësohej. Një lajm aspak i mirë ky për Empolin dhe Kombëtaren kuqezi. Për miqtë në stol qëndruan Etrit Berisha dhe Stiven Shpendi.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Milani fitore minimale për vendin e dytë, Juventus barazon dhe lëshon terren! Roma 2-2 në Firenze
S.Dh/ReportTv.al