SHBA - Për raundin e 31-të në MLS amerikane të futbollit, Inter Miami fitoi 0-4 kundër New York City. Vendimtar në këtë duel për miqtë ishte Lionel Messi me dy gola dhe një asist. Edhe pse në moshën 38-vjeçare, 'Pleshti' e dërgon në 27-të numrin e golave këtë sezon me fanellën e Inter Miamit.
Pjesa e parë u mbyll 0-1 në favor të Inter Miamit me golin e Rodriguez, kjo pas një kombinimi të bukur mes Messit dhe Busquets. Më pas, në minutën e 74-t Messi do shënonte golin e dytë të sfidës pas pasimit final të Busquets. Në tabelën e golashënuesve emrin e shënoi edhe Luis Suarez, që në minutën e 86-të u tregua i saktë nga pika e bardhë e 11 metërshit.
Tre minuta më vonë Lionel Messi shënoi dopietën personale për të 'vulosur' fitoren 0-4 dhe arkivuar tri pikët për të tijtë.
Komente
