Rey Manaj

Sport

VIDEO/ Dy gola dhe dy asiste, Rey Manaj shkëlqen në Turqi! Sivasspor fiton pas tetë ndeshjeve

25 Janar, 15:30| Përditesimi: 25 Janar, 15:32

  • Share

Rey Manaj është rikthyer të shkëlqejë dhe bashkë me të edhe Sivasspor ia ka dalë të marrë tri pikë për javën e 21 në Superligën e Turqisë. Skuadra e sulmuesit të Kombëtares fitoi 5-2 në shtëpi kundër Kayserispor dhe Manaj ka qenë deçiziv me dy gola dhe dy asiste.

Seria e gjurmës për Manaj nisi në minutën e pestë, ku pas pasimit të Bassan shqiptari e ndali sferën në rrjetë për t'i dhënë epërsinë të tijve. Më pas lushnjari asistoi për Rodrigues në fundin e pjesës së parë. 13 minuta nga fundi Manaj do i rikthente nderin Bassan dhe do asistonte për të, para se në shtesën e dytë të kalonte gjithë mbrojtjen dhe të shënonte golin e pestë.

Në 14 ndeshjet e këtij sezoni Manaj ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhënë tre pasime finale. Shkëlqimi i Manaj ka bërë që Sivasspor të fitojë ndeshjen e parë pas tetë dueleve që nuk mundej të dilte te tri pikët.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?