ARGJENTINË - Dy gola në dy ndeshje, ky është bilanci i Angel Di Marias në rikthimin e tij me Rosario Central. Ylli i sulmit shënoi në fitoren 0-1 të të tijve kundër Lanus, për javën e dytë të kampionatit, në stadiumin "Nestor Diaz".
Sfida u vendos në minutën e 74-t, kur Di Maria nuk gaboi nga penalltia dhe festoi përpara tifozëve të tij. Kjo ishte hera e parë në 12 vite që ndeshjet në Argjentinë luheshin me tifozë miq, pas një dënimi nga federata për shkak të përleshjeve të dhunshme dhe vdekjes së një tifozi në vitin 2013.
Me dy gola në kaq ndeshje, Di Maria duket se është rikthyer i 'karikuar' në shtëpi dhe po i jep pikë me vlerë Rosarios, që pas dy javëve të para të sezonit e sheh veten në kuotën e katër pikëve për vendin e tretë. Vetëm River Plate ka pikë të plota.
Komente
