VIDEO/ Dy gola në tre ditë, Giacomo Vrioni 'vrasës' para porte

17 Mars, 20:43| Përditesimi: 17 Mars, 20:45

  • Share

Giacomo Vrioni ka shënuar golin e dytë sezonal në MLS amerikane me New England Revolution. Sulmuesi i Kombëtares 'prishi agjërimin' tre ditë më parë duke shënuar në Champions Cup, teksa këtë të dielë ka gjetur sërish golin.

Në sfidën e javës së pestë në kampionat, Vrioni shënoi në minutën e 61 për të shkurtuar rezultatin në 1-2. Më herët Cincinnati kishte shënuar dy herë me Kubo dhe Acosta.

25-vjeçari ka filluar të marrë minuta pasi vjen nga një dëmtim që e ka lënë jashtë formacionit. Kujtojmë që sulmuesi është produkt i akademisë së Juventusit dhe dy sezone më parë kaloi në radhët e Revolution për 4 milionë dollarë.

 

S.Dh//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?