Van Dijk

VIDEO/ Dy gola në udhëtim, Liverpool fiton kundër Sheffield

6 Dhjetor 2023, 22:39| Përditesimi: 6 Dhjetor 2023, 22:47

  • Share

Në "Bramall Lane", Sheffiled United u mund 0-2 nga Liverpooli. Djemtë e Klopp u duke se hasën vështirësi në fillim, teksa gjetën rrugën e rrjetës me golin e van Dijk në minutën e 37-të. Një krosim i Arnold nga e djathta e sulmit bëri që kapiteni të shënonte për Liverpoolin. Edhe pse me trajner të ri, Sheffieldi i Uilder u tregua "kockë e fortë" dhe mbrojti humbjen minimale deri në minutën e 90+4, kur Szoboszlai shënoi golin e dytë. Me 34 pikë Liverpooli mban vendin e dytë, dy pikë më pak se Arsenali kryesues.

 


Lajmi kryesor:

Liverpooli i falet dy golave dhe ndjek kryesuesit e Premier League, tri pikë edhe për Brighton! Fulham 'shuplakë' Nottinghamit


S.DH/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?