Myrto Uzuni është rikthyer me dopietë pas dëmtimit. Për javën e 25 në La Liga 2 të Spanjës, Uzuni ka shënuar dy gola për tre minuta me Granadan, me të tijtë që po kryesojnë 2-0 kundër Andorra në shtëpi.
Do duhej minuta e 10-të që Uzuni të shënonte golin e parë edhe pas driblimit të portierit, me asist të Callejon. Sërish me asist të Callejon, Uzuni në minutën e 13 do ndalte për herë të dytë sferën në rrjetë.
Më 14 gola dhe dy asiste këtë sezon, Uzuni është kandidati për të fituar "Këpucën e Artë" teksa kryeson listën e golashënuesve. Me 41 pikë, Granada ndodhet në vendin e katërt, 5 pikë më pak se kryesuesit e Eibar, duke qenë pretendent për ngjitjen në elitën e Spanjës. Rikuperimi nga dëmtimi i ka bërë mirë Uzunit, me sulmuesin e Kombëtares që gjen dopietën në Spanjë.