Pas dy orësh udhëtim me avionin "Lasgushi", Kombëtarja kuqezi ka mbërritur në Chisinau, kryeqytetin e Moldavisë ku nesër në orën 18:00 luhet ndeshja e grupit E për Euro 2024. Të nisur në orën 10:00 në Aeroporti "Nënë Tereza" në Tiranë, udhëtimi me charterin e "Air Albania" ka shkuar mirë dhe lojtarët pas mbërritjes në Moldavi i janë drejtuar hotelit, për të drekuar, pushuar dhe pasdite zhvilluar stërvitjen gjenerale.
Lajmi kryesor:
FOTO+VIDEO/ Kombëtarja nis 'fluturimin' për në Gjermani, Sylvinho me dy dilema për formacionin
S.Dh/ReportTv.al