Ndeshja e Kupës Libertadores mes Colo Colo dhe Fortaleza

Sport

VIDEO/ Dy tifozë ndërrojnë jetë në Kili, ultrasit pushtojnë fushën! Shtyhet ndeshja e Kupës Libertadores mes Colo Colo dhe Fortaleza

11 Prill, 11:07| Përditesimi: 11 Prill, 11:11

  • Share

SANTIAGO, Kili - Dy tifozë vdiqën të enjten para fillimit të ndeshjes së Kupës Libertadores midis vendasve të Colo Colo dhe Fortaleza nga Brazilit, pranë stadiumit 'Monumental' të Santiagos, tha një prokuror vendas.

Sipas autoriteteve, një grup tifozësh u përpoqën të futeshin me forcë në stadium dhe rrëzuan një nga gardhet mbrojtëse të stadiumit. Mësohet se viktimat ishin bllokuar poshtë tyre.

Ndeshja u pezullua më vonë në minutën e 72-të për shkak të tifozëve të padisiplinuar, megjithëse nuk është e qartë nëse pushtimi i fushës kishte lidhje me vdekjet e mëparshme.

Prokurori Francisco Morales tha se një grup tifozësh u përpoqën të hynin në stadiumin 'Monumental' përmes Casa Alba, një ndërtesë ngjitur dhe policia u përpoq t'i pengonte ata të hynin.

“Një rrëmujë pasoi, që rezultoi në shembjen e një gardhi,” shtoi Morales. “Aktualisht jemi duke hetuar nëse një automjet policie është përfshirë në vdekje”. Autoritetet thanë se njëri nga personat vdiq në vendngjarje dhe tjetri në një klinikë mjekësore aty pranë.

Ndeshja u pezullua më vonë

Më pas, ndeshja mes Colo Colo dhe Fortaleza u pezullua në minutën e 72-të, me rezultatin 0-0, kur një grup tifozësh vendas nisën një protestë duke hedhur sende dhe duke pushtuar fushën.

Ishte e paqartë nëse protestat kishin lidhje me vdekjen e tifozëve para ndeshjes. Lojtarët e Fortalezës vrapuan për t'u strehuar në dhomat e zhveshjes, ndërsa lojtarët e Colo Colo me kapitenin Esteban Pavez dhe Arturo Vidal u përpoqën të qetësonin tifozët.

Ekipi i arbitrave, i drejtuar nga uruguaiani Gustavo Tejera njoftoi lojtarët se ndeshja ishte ndërprerë dhe të gjithë lojtarët shkuan në dhomat e zhveshjes. Më pas u bë e ditur se ndeshja u pezullua zyrtarisht.

“CONMEBOL shpreh keqardhje të thellë për vdekjen e dy tifozëve pranë stadiumit 'Monumental' para fillimit të ndeshjes mes Colo Colo dhe Fortaleza”, tha organi drejtues i futbollit në Amerikën e Jugut. “Ne shprehim ngushëllimet tona të sinqerta për familjet dhe të dashurit e tyre.”

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?