Teksa vëmendja është fokusuar e gjitha tek lufta në dy fronte e Izraelit, i cili vetëm ditën e sotme raportoi për 152 të vrarë në Gaza dhe Liban, një tjetër detaj u bë publik nga vrasja e liderit të Hamas, Yahya Sinwar javën e kaluar.
Sot IDF publikoi pamjet se si kreu i organizatës së cilësuar terroriste dhe arkitekt i sulmeve të 7 tetorit të kaluar me mbi 1 mijë të vrarë në Izrael dhe qindra të marrë peng, arratisej nga tunelet e fshehta bashkë me familjen e tij, vuri theksin tek çanta mijëra euro firmato e vejushës së Sinwar.
Fotoja është bërë virale, pasi sipas IDF ajo mban në dorë një çantë Birkin me vlerë jo më pak se 32 mijë euro. Fotot që qarkullojnë orët e fundit në internet paraqesin 44-vjeçaren Saban Abu Zamar duke mbajtur një çantë të zezë, që ka shumë ngjashmëri me “Hermès Birkin”, shkruan “La Repubblica”.
Fotoja daton më 6 tetor 2023, pra disa orë para se Hamasi të lëshonte një sulm ndaj Izraelit, shkruan "Times of Israel". Rrjeti ka shpërthyer me pyetje nëse çanta është Hermes apo jo.
Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes izraelite Avichay Adraee shprehu habinë e tij në platformën X për zgjedhjen shumë të shtrenjtë të Sinëar për të mbajtur një Birkin shumë të shtrenjtë, në një tunel nëntokësor.
“Ndërsa banorët e Gazës nuk kanë para për ushqim, ne shohim gruan e Yahya Sinwar mes luksit”, ka shkruar zyrtari ushtarak izraelit Avichay Adraee, duke bërë kështu një lëvizje taktiko-psikologjike ndaj kundërshtarit.
Reagimi i zëdhënësit të IDF, në rrjetin X