Maxi Olivera i gjakosur

VIDEO/ E frikshme në Argjentinë, lojtari dhunohet në fushë dhe kalon natën në spital

9 Prill, 22:16| Përditesimi: 9 Prill, 22:17

  • Share

ARGJENTINË - Tifozët e Rosario Central goditën me gur në kokën  mbrojtësin mik Maxi Olivera gjatë ndeshjes së Kupës Libertadores.

Një incident i tmerrshëm ndodhi në ndeshjen e Kupës Libertadores midis Rosario Central të Argjentinës dhe Penarol të Uruguait, i cili zbuloi se sa e rrezikshme mund të jetë ndonjëherë jeta për protagonistët në futbollin e nxehtë të Amerikës së Jugut.

Rosario festoi për fitoren 1-0 dhe pas përfundimit të lojës, teksa lojtarët e Penarol po falenderonin tifozët për mbështetjen e tyre, një gur i ka rënë në kokë mbrojtësit të kësaj skuadre, Maxi Olivera, duke i shkaktuar plagë të rënda. Olivera, ish-lojtari i Fiorentinës e ka kaluar natën në spital, por sot ka treguar përmes rrjeteve sociale dhe ka bërë të ditur se gjithçka është në rregull me gjendjen e tij.

"Faleminderit për mesazhet e mbështetjes. Përveç dhimbjes dhe disa qepjeve, jam mirë. Jam më i zhgënjyer nga humbja, por gjithashtu jam jashtëzakonisht i zemëruar për atë që ndodhi. Është një turp. Ajo që ata i bënë tifozët tanë, ishte e turpshme. Megjithatë, ne jemi Penarol dhe nuk do të dorëzohemi askund. Penarol dhe askush tjetër”, ka shkruar mbrojtësi 32-vjeçar.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?