Jasir Asani

VIDEO/ E 'majta e artë', Jasir Asani shënon sërish me Gwangju! Udhëton drejt Tiranës për Kombëtaren

6 Tetor, 16:25| Përditesimi: 6 Tetor, 16:26

  • Share

Jasir Asani ka lënë pas mosmarrëveshjet me klubin dhe ka shënuar golin e shtatë këtë sezon me ekipin nga Koreja e Jugut. Mëngjarashi i Kombëtares ishte deçiziv për Gwangju, me skuadrën e tij që fitoi 3-1 kundër Seoul.

I futur në fushë në minutën e 46-të, shkupjani tregoi se është i rëndësishëm për klubin duke gjetur rrugën e rrjetës në minutën e tetë shtesë. Një pasim nga Gabriel Tigrao u shfrytëzua mirë nga 28-vjeçari, që me të majtë në hyrje të zonës mposhti portierin.

Dy gola në katër ditë për Jasirin që është pjesë e Kombëtares për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve, më 11 tetor kundër Çekisë në Pragë dhe 14 tetor kundër Gjeorgjisë në Tbilisi.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?