SPANJË, Madrid - Ronaldo Fenomeni është filmuar i dehur në një restorant të famshëm spanjoll dhe tifozët e Valladolid janë acaruar me pronarin e klubit të tyre, kjo pasi ekipi u rrëzua sërish nga La Liga. Braziliani duket se ka dështuar në këtë përvojë si president dhe e ka nxjerrë në shitje klubin.
Të shtunën gjatë ndeshjes kundër Barcelonës, grupe të organizuara protestuan kundër ish-sulmuesit të Interit, Real Madridit dhe Milanit, duke hedhur në fushë 60 mijë kartëmonedha me imazhin e Ronaldos dhe fjalët: “Shko në shtëpi”.
Por kjo nuk është e gjitha pasi Ronaldo u filmua në një restorant të famshëm në kryeqytetin spanjoll, dukshëm i dehur. Imazhet u bënë virale në mediat sociale, duke indinjuar më tej tifozët e Real Valladolid vetëm disa orë pas një tjetër humbje të sezonit.
Tifozët e kanë vlerësuar këtë lloj sjellje si të papranueshme nga presidenti i klubit të tyre.
Ronaldo nazario está como cuando jugaba…..pic.twitter.com/GpfXz6fzCH
— jaloarias (@jaloarias10) May 4, 2025
Komente
