Givanildo Vieira de Sousa i njohur si Hulk vijon të mrekullojë edhe në moshën 36-vjeçare. Ish-futbollisti i Brazilit dhe disa klubeve më në zë në Europë ka shënuar dy supergola në fitoren e ekipit të tij, Atletico Mineiro (3-0).
Kundër Democrata për raundin e katërt të kampionatit në Brazil, Hulk ka dhuruar dy perla nga distanca. Nëse në golin e parë të Hulk në minutën e 12-të, topi arrinte shpejtësinë 96 km/h, në golin e dytë në minutën e 34-të të ndeshjes, topi arriti shpejtësinë 119 km/orë. Një "predhë" e vërtetë nga Hulk që u ndal vetëm nga rrjeta.
Komento