Video e operacionit 'Rrjeti' në Elbasan, dhjetëra tufa me 50- mijëshe, kavanozët me kokainë, heroinë

29 Qershor 2023, 11:41| Përditesimi: 29 Qershor 2023, 12:02

  • Share

 

Policia e shtetit ka publikuar videon e operacionit të koduar "Rrjeti". Dhjetra makina policie mësynë Elbasanin dhe Pogradec, Prrenjas, Cërrik, Belsh dhe Librazhd

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan Ilir Proda, së bashku me Prokurorin e Rrethit Kreshnik Ajazi dolen sot ne konferencë për shtyp në lidhje me megaoperacionin policor antidrogë të koduar “Rrjeti”

Drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit, pas krijimit të dyshimit të arsyeshëm të bazuar në prova, ka nxjerrë 52 urdhra ndalimi, të cilat janë ekzekutuar mëngjesin e sotëm, nga strukturat policore të DVP Elbasan, me mbështetjen e Departamentit të Policisë Kriminale dhe të Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. 

Gjatë megaoperacionit të sotëm, i cili u shtri në Elbasan, Cërrrik, Peqin, Belsh, Librazhd, Përrenjas dhe Pogradec, u angazhuan 490  punonjës policie dhe 5 dronë, si dhe u kontrolluan 52 banesa dhe 18 lokale.

Gjatë kontrolleve në këto ambiente, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale: 1 kilogram e 311 gramë kokainë, 860 gramë heroinë, 1 kilogram e 317 gramë kanabis, mijëra doza kokaine, heroine, kanabisi dhe metadoni, fara kanabisi, një armë zjarri model 56, sasi municoni luftarak, pjesë të armëve të zjarrit, silenciatorë, armë të ftohta, një shumë të madhe parash prej 51 milionë lekësh, 15 mijë euro, si dhe një shumë frangash zviceriane.


Lajmi kryesor:

Elbasan/ Goditen 4 banda të trafikut të drogës: 45 të ndaluar, transferohen në Tiranë, 7 në kërkim! Sekuestrohen 51 mln lekë, kokainë e heroinë! Ja të gjithë emrat


S.G/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?