Superkupa e Arabisë Saudite foli për Al Hilal, që në finale mposhti Al Ittihad me rezultatin 1-4. Përtej humbjes së skuadrës ku kapiten është Karim Benzema, vëmendjen e mori një episod në fundin e sfidës.
Lojtari i Al Ittihad, Abderrazak Hamdallah u qëllua me kamxhik nga tribuna. Futbollisti ishte autori i golit të vetëm të të tijve, por humbi edhe një penallti. Pas daljes nga fusha ai u ofendua nga tribuna, teksa reagoi duke i hedhu ujë një "sheiku".
Kaq duhej që situata të nxehej dhe tifozi nga tribuna kishte një kamxhik me vete, duke e përdorur kundër futbollistit. Skena të çuditshme në vendin ku së fundmi janë duke shkuar futbollistët më në zë të Evropës.
???? Increíble lo que acaba de suceder en Arabia: latigazos de un aficionado a un jugador del Al-Ittihad
— MARCA (@marca) April 11, 2024
Con el partido terminado el jugador le tiro agua y este respondió de esta forma ???? pic.twitter.com/cisHUoxdbl