VIDEO e pazakontë, ariu kalon përmes banesave në një lagje të banuar në Strugë

3 Shtator 2023, 17:25| Përditesimi: 3 Shtator 2023, 17:30

  • Share

Në fshatin Ladorisht të Strugës, shumë pranë kufirit me Shqipërinë, kamerat e sigurisë së një banese kanë regjistruar një pamje jo të zakonshme.

Një ari i cili ka kaluar midis banesave në një lagje tepër të banuara të fshatit në orët e para të mëngjesit të sotëm, është kapur nga kamerat e sigurisë së një vile. Për këtë situatë, banorët janë lutur të jenë të kujdesshëm nga sulmet e mundshme nga kafshët e egra.

Ngjarje ku arinjtë kanë dëmtuar koshere të bletëve së fundmi janë bërë të shpeshta dhe në zonat e juglindjes së Shqipërisë.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 04/09/2023 02:08

    Nuk eshte ndonje gje e jashtezakonshme,kur e ke shtepine ne fshat,ose ne periferi te qyteteve dhe ku ka burime ushqimi si kopshtet,koshere bletesh plot me mjalte aq i preferuar nga arinjte,kotece e haure e sidomos plera ushqimore si te hedhura ne kazane, si kuturu,vizita te tilla jane te pritshme.Mos harroni ariu eshte omnivor-ha cdo gje,ka te njejtat preferenca si njeriu.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?