Veprimi antisportiv i Benoit Tavenot

Sport

VIDEO/ E pazakontë në Francë, trajneri tërheq zvarrë futbollistin rival

26 Janar, 21:40| Përditesimi: 26 Janar, 21:41

  • Share

Një ngjarje e pakëndshme ka ndodhur në Francë gjatë ndeshjes së futbollit mes Bastias dhe Paut. Trajneri i Bastias, Benoit Tavenot u ndëshkua më karton të kuq pas një gjesti antisportiv të bërë ndaj një futbollisti të skuadrës kundërshtare. Tavenot largoi lojtarin kundërshtar Jordi Gasper, i cili po përpiqej të fitonte kohë.

Në minutën e 78-të Gaspar tentoi të bënte një rivënie anësore jo në favor të ekipit të tij, teksa trajneri 48-vjeçar nuk mundi të rezistonte. Ai tentoi t’i hiqte topin dhe e nxori futbollistin jashtë fushës.

Si të mos mjaftonte kjo, në momentin që ai ishte i shtrirë në tokë, trajneri Tavenot, nuk ngurroi ta tërhiqte zvarrë, duke u ndëshkuar menjëherë me karton të kuq.

Sipas L'Equipe trajneri i Bastias rrezikon deri në gjashtë muaj pezullim.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?