Jolien Maliga Boumkwo

Sport

VIDEO/ E pazakontë në pistë, hedhësja e çekiçit pjesë e sprintit me pengesa për të shpëtuar ekipin

26 Qershor 2023, 15:19
  • Share

Në Poloni u zhvilluan garat për Kampionatin Evropian Ekipor në atletikë në disa disiplina. Jolien Maliga Boumkwo vrapoi në 100 metra me pengesa. Çfarë nuk shkon? Jolien, kapitenia e skuadrës belge është garuese në hedhjen e çekiçit, por për të garantuar pikët kyçe të kombëtares së saj për klasifikimin ekipor, ajo u huazua për të zëvendësuar garuesen e dëmtuar.

Vetëm pjesëmarrja në garë ka bërë xhiron e medieve, me sportisten që ka shpëtuar ekipin e saj në klasifikimin ekipor. Gara e Jolien nuk mund të konsiderohet si më e mira, që në fund e mbylli konkurimin shumë në vonë se kundërshtaret.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?