Report TV sjell një tjetër video nga GJKKO ku po shqyrtohet vlerësimi i masës së sigurisë për Jamarbër Malltezin dhe Fatmir Bektashin.
Jamarbër Malltezi prej 21 tetorit ndodhet i arrestuar në qelitë e paraburgimit, ndërsa për ortakun e tij, Bektashi dhe për Sali Berishën është dhënë masa e sigurisë “detyrim me paraqitje’ dhe ‘ndalimi i udhëtimit jashtë”
Prokurori Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai po hetojnë dosjen e bujshme.
Seanca u shty për dy orë pasi avokatët kërkuan kohë për tu njohur me provat. Prej 2020 dosja e cila nisi pas kallezimit tw Taulant Ballës atëherë kreu i grupit PS-së hetohej nga Enkeleda Millonai por më pas pasi Kraja u largua nga posti i kreut të SPAK iu bashkua hetimit të dosjes së privatizimit të ish kompleksit 'Partizani'.
Lajmi kryesor:
Afera e privatizimit të ‘Partizanit’, lihet në burg Jamarbër Malltezi: Ka firmosur Rama, unë jam profesor doktor! 'Detyrim paraqitje' për ndërtuesin Bektashi
S.G//ReportTv.al