TIRANË- Një video e rëndë ka qarkulluar në rrjetet sociale, ku një 20-vjeçar keqtrajton pa mëshirë një qen. Siç shihet edhe në pamje, 20-vjeçari e ka lidhur qenin prej fyti, duke e rrokullisur atë në ajër për një çast.
Pamjet e rënda që kanë qarkulluar kanë shkaktuar një valë reagimesh në rrjet kundrejt 20-vjeçarit. Pas denoncimit, Policia ka reaguar dhe është bërë identifikimi i 20-vjeçarit, i cili quhet Mustafa Idrizi, banues në Tiranë.
Idrizi është vënë nën hetim në gjendje të lirë për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshës”. Kodi penal parashikon që keqtrajtimi i kafshës dënohen me gjobë ose deri në 6 muaj burg.
Në foto që Idrizi ka në rrjetet sociale, duket një adoleshent me rrezikshmëri të lartë, ku ka publikuar edhe një foto me hanxhar në duar e maskë të zezë në kokë.
Mustafa Idrizi
Pasi publikoi një video duke keqtrajtuar një qen, policia ka arritur të kapë 20-vjeçarin Mustafa Idrizi dhe ka nisur një hetim për të në gjendje të lirë. Në foto që Idrizi ka në rrjetet sociale, duket një adoleshent me rrezikshmëri të lartë, ku ka publikuar edhe një foto me hanxhar në duar e maskë të zezë në kokë.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bazë të informacioneve të marra, bënë kapjen dhe shoqërimin në ambientet e Policisë, si dhe filloi procedimi në gjendje të lirë, për shtetasin: -M. I., 20 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshës”. Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
Shtaze, fiks per ne parlament
PërgjigjuKy tipi eshte psikopat! Sot me kafshet dhe neser me njerezit.
PërgjigjuKur ta marrin tek vendi tja vene edhe atij litarin ne fyt ta rrotullojne sic rrotulloi ai qenin si ja beri ai qenit qe ti provoje vuajtjet shpirterore qe hoqi qeni. Pas kesaj futini nje dajak te mire qe ti vine mendte ne koke.
PërgjigjuMe kete emer vetem Mustafai e ben. Tipik tirons taleban otoman turku dhe islamik jo vetem nga emri
PërgjigjuPo'vlleho-kaurro po' .ta mbeshtes mendimin.
Jeni ba me shku ne hene, po qeni qen eshte ka 7 shpirta si maca. E çoni ne kerkim at shkretin varet si ka pas punt e veta.
Përgjigjumos fol me o idjot, sido ti kesh punet nuk ia nxjerr inatin nje kelyshi te pafajshem.
Cfare pisi. Merreni dhe rraseni ne burg, mos u tregoni te meshirmshem. Personat qe abuzojne kafshet jane te prirur te vrasin edhe njerez pa problem.
PërgjigjuCa te ka bere qeni or qen?
PërgjigjuPo qente qe rrijne rrugeve edhe te kafshojne apo ato nuk quhen!? Vetem kur I keqtrajtojne njerezit! Jam I paskrupullt per kete rast edhe nuk duhet denuar robi por edukuar edhe sensibilizuar se eshte dicka e gjalle qe jeton!lirite edhe te drejtat e njeriut nuk egzistojne per njerezit ne kete komb! Ju kerkoni per kafshet!?
PërgjigjuAi qe keqtrajton nje qen si puna e ketij ka probleme psikologjike, neser pasneser merr armen e vret 10 veta. Per keto raste duhet vene denim kastrimi, kush keqtrajton kafshe i priten. E shikojme pastaj sa cub behet.
Nuk te kafshon qeni po se ngacmove o Loni por kjo pamje eshte totalisht e papranueshme e patolerueshme. te drejtat e njeriut shkoj kerkoj aty ku duhet por jepi kafshes ate qe i takon minimumi Ky dyhet te shkoj urgjent ne burg pa gjykim biles.
Po ca te ka bo ai shkreti mor plere njeri...te marrte dreqi ty bashke me video e tik tok se keni lon nam brez i degjenerum...
PërgjigjuAman ti beje 6muajt te gjitha,ju lutem,,,,,ky duhet te behet shembull
Përgjigju