Momenti teksa polici shihet me armë në dorë teksa gruaja pret radhën për ta takuar në lidhje me pasaportën e saj

Bota

VIDEO/ E rëndë! Gruaja shkon të rinovojë pasaportën, qëllohet në kokë me armë nga oficeri i policisë

10 Dhjetor 2023, 08:59
  • Share

Një grua në Indi po lufton për jetën pasi u qëllua aksidentalisht në kokë nga një oficer policie teksa shkoi në stacion për të rinovuar pasaportën. Ngjarja ndodhi më 8 dhjetor, ndërsa e gjithë skena u kap nga kamerat e sigurisë.

Në video, oficeri mund të shihet duke mbajtur një armë që ia dha një koleg, duke e përkulur dhe më pas duke tërhequr këmbëzën ndërsa tyta është drejtuar nga gruaja, raportojnë mediat e huaja.

Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, ku familjarë dhe miq të viktimës kanë kërkuar përgjigje për veprimet e punonjësit të policisë.

S.S/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?