VIDEO/ E rrahu para lokalit, si Cllevio kërcënoi Noizyn në Tik-Tok me emrin e Laert Haxhiut, ky i fundit i shpërtheu dyqanin

29 Shtator 2023, 12:39| Përditesimi: 29 Shtator 2023, 12:45

  • Share

“Po u ankova një herë te Laert Haxhiu, ju q* motrat Laerti ju. E njihni Laert Haxhiun ju? Po qava unë te Laerti, ju q* r*bt e shtëpisë, po ju them edhe njëherë”. Ishte kjo video me zë e figurë paralajmëruese e Kleviol Ahmetit, ndaj rivalit të tij në muzikë, Noizyt. Disa pasi ishte bërë publike, në lokalin e këngëtarit, shpërthen eksplozivi, pa deme në njerëz, por shumë deme materiale.

Për këtë ngjarje policia e cila zbardhi 19 krime, dhe nxori 16 urdhër arreste, 12 prej tyre të ekzekutuar, akuzoi të enjten Laert Haxhiun dhe bandën e tij, Artan Tafanin, Lulzim Spahinë, dhe Erisiano Abedinin.

Ishte i penduari Artan Tafani, ai që ka treguar dinamikën e ngjarjes së shpërthimit në katin e parë të biznesit të Noizyt, një dyqan veshjesh në emër të babait të këngëtarit. Tafani thotë se Laerti u njoftua nga nëna e tij se Kleviolin e kishin dhunuar në Durrës dhe ngjarja ishte bërë mediatike, ndaj ajo ndihej e keqardhur për atë që i kishte ndodhur reperit.

Më pas Laerti i telefonon Tafanit për siguruar në Tepelenë eksplozivin që u vendos mesnatën e 8 qershorit 2022 .. Po përveç faktit që janë nga i njëjti qytet, çfarë e lidh Kleviol Ahmetin me të rrezikshmin e Lushnjës, Laert Haxhiun. Në një tjetër video të publikuar në internet, Cllevio deklaron hapur miqësitë e tij të ngushta me të fortët

“Unë jam Klevioli që është rritur me Bruno Cankën i vdekur, Dor Shundin i vdekur, unë jam rritur me Orges Bilbin që e ka të përjetshëm, unë jam rritur me Laert Haxhiun që e ka të përjetshëm...”

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?