Kreu i Grupit të PD, Gazment Bardhi ka reaguar për videon e publikuar në rrjet të safet Gjicit, i cili duket teksa kryen marrëdhënie seksuale me një vajzë në zyrën e Bashkisë. Bardhi thotë se është një akt i rëndë të cenimit të dinjitetit të çdo qytetari
“Shpërdorimi i besimit të qytetarëve nga kryebashkiakët e Edi Ramës nuk është asgjë e re. Por, skandali i sotëm i Edi Ramës së Kukësit përbën një akt të rëndë të cenimit të dinjitetit të çdo qytetari të Kukësit që duhet të marrë refuzimin e të gjithëve pa asnjë dallim partiak”, shkruan Bardhi.
Lajmi kryesor:
Skandal në bashkinë e Kukësit, Safet Gjici filmohet duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrë! Shkarkohet nga qeveria! SPAK nis hetimet
SI.E./ReportTv.al