Video e tifozëve grumbull në lokal, zv.ministri i Shëndetësisë në 'Repolitix': Rasti po hetohet! Ish-kreu i ISHP: Papërgjegjshmëri nga qytetarët

24 Nëntor 2020, 22:32| Përditesimi: 24 Nëntor 2020, 22:55

  • Share

Denoncimi i zv.kryeministrit Erion Braçe me një video ku shfaqen tifozë të grumbulluar duke parë ndeshjen në një lokal dhe thirrja e tij për ndërgjegjësim të qytetarëve se jeta vlen, është diskutuar edhe në emisionin "Repolitix", ku zv.ministri i Shëndetësisë Albert Nikolla tha se ky rast ka ndodhur në Shkodër dhe policia ka bërë hetimet e duhura për të ndëshkuar qytetarët sipas ligjit. Edhe për ish kreun e ISHP-së, Besnik Jakaj, ky rast ishte një papërgjegjshmëri e madhe dhe se organet kompetente duhet të zbatojnë ligjin.

"Këtë rast po e ndjek policia, dhe është rasti i njëjtë me festën e ditëlindjes. ligji nuk ëhstë vetëm dhunë e policisë por dhe përgjegjshmëri dhe kulturë. Ky rats ka ndodhur në SHkodër dhe po hetohet nga polcia, ndoshta dhe janë ndëshkuar nuk di të them me saktësi", tha Nikolla.

Ndërsa Besnik Jaka tha se komiteti i ekspertëve vepron me dy standarde, pasi nëse ndalohen tubimet, që për të është gjëja e duhur, nuk mund të lejohet të zhvillohet seanca e kuvendit. Për videon ai këkroi që të nisin hetimet dhe të veprojë ligji.

"Komiteti i Ekspertëve apo komiteti i partisë ka nxjerr vendim për ndalimin e tubimeve, sot është rrit numri viktimave dhe të infektuarve dhe i jep leje parlamentit të mblidhet. Ky është standard i dyfishtë, nuk mund të luhet me standarde të tilla. Kjo video është papërgjegjshmëri, organet kompetente të zbatojnë ligjin", tha Jaka.

Zëvendëskryeministri Erjon Braçe ka publikuar në profilin e tij në Instagram një video të disa qytetarëve që po ndjekin një ndeshje futbolli në një lokal. Sipas tij, ajo është një video e së shtunës mbrëma në veri të Shqipërisë ku disa persona po shohin një ndeshje futbolli ulur shumë ngjitur pranë njëri-tjetrit duke bërë thirrje qytetarëve për respektimin e masave anti-COVID për të parandaluar përhapjen e virusit. Braçe tha se një episod i tillë është një papërgjegjshmëri në një situatë të tillë me koronavirusin në vend.

Ora 22:38
Shtimi i numrit të infektuar, Alimehmeti: Situata kritike, spitalet kanë ende kapacitete por duhet ndërgjegjësim, pasi mund të plotësohen shpejt (VIDEO)

Për sa i përket rritje së shtrimeve dhe mbushjes së kapaciteteve të spitaleve, epidemiologu Ilir Alimehmeti tha në "Repolitix" se situata është kritike, por ka ende vende bosh, megjithatë tha ai duhet kuptuar që të gjithë shtretërit që ndodhen në Tiranë mbulojnë të gjithë Shqipërinë dhe se duhet ndërgjegjësim pasi me këtë rritje infeksioni mund të plotësohen shpejt.

"Numri është në rritje, por duhet marrë parasysh se ata janë shtretër që janë në Tiranë, por i përkasin gjithë Shqipërisë. Edhe pse 45 % e pacientëve të shtruar janë të Tiranës sërish përballon të gjithë vendin. me këto ritme infeksioni shtretërit mund të plotësohen shpejtë", tha Alimehmeti.

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vlora flamurtari: 24/11/2020 23:30

    Shiko dr shendetit publik vlore qe tall k smer as nje mase fut ne pune te pa dipllomuar dhe tall k me fondet jam nje i brendshem qe shikoj ca behet per dit kjo eshte rilindja e karit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?