Edon Zhegrova

VIDEO/ Edon Zhegrova futen nga stoli dhe shënon, trajneri e nxjerr nga loja dhe Lille përmbyset 3-4 nga Lyon

7 Maj, 13:28| Përditesimi: 7 Maj, 13:29

  • Share

Lille humbi 3-4 nga Lyon për raundin e 32-të në Ligue I. Ndeshja në stadiumin "Pierre-Mauroy" prodhoi shtatë gola dhe një përmbysje të madhe nga miqtë, duke mbajtur shpresat gjallë për një vend në Evropë.

Ndeshja nisi mirë për Lille që pas 21 minutave lojë mori avantazhin me Diakite. Në minutën e 26-të në fushë u fut Edon Zhegrova duke marrë vendin e Yazic. Vetëm 11-të minuta në fushë dhe sulmuesi i Kosovës shënoi një gol të bukur nga jashtë zone.

Në fraksionin e dytë Lyon shënoi me Benrahma, për të rihapur gjithçka. Pas golit trajneri Fonseca nxori nga loja Zhegrovën, edhe pse e kishte aktivizuar në pjesën e parë.

Fill pas kësaj Fofana barazoi në minutën e 82-të. Më pas Diakite kaloi në epërsi Lille, me fundin që ishte dramatik për vendasit. Lille pa të pësonte dy gola në fund, me Lacazette dhe Balde që i dhanë tri pikë Lyonit për 3-4.

Lille me 55 pikë mban vendin e katërt që të çon në kualifikueset e Champions League, teksa Lyon me 47 pikë ndodhet në pozitën e shtatë, vetëm dy pikë më pak se Lens që për momentin merr një vend në Conference League.

Për t'u theksuar se pas ndeshjes Edon Zhegrova u shpall "Lojtari i Muajit" prill në kampionatin francez. Ligue I ka edhe dy ndeshje për të zhvilluar deri në fundin e sezonit, me PSG që është shpallur matematikisht kampione.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?