Lille mposhti 3-0 Lorientin për raundin e 18-të në Ligue I të Francës. Një nga golat e ndeshjes u shënua nga Edon Zhegrova, që magjepsi me realizimin në fundin e sfidës.
David në pjesën e parë dhe Cabella në të 90 minutë shënuan dy herë për vendasit, para se fantazisti i Kosovës t'i vendoste 'vulën' tri pikëve me golin e tretë.
Pas pasimit të Santos, Zhegrova bëri disa driblime dhe me një të majtë nga jashtë zonës dhe në pozicion diagonal ia ndali sferën në rrjetë portierit Mvogo, për golin e dytë sezonal në kampionat dhe të shtatin këtë sezon në të gjitha kompeticionet.
24-vjeçari po shkëlqen këtë sezon, duke pasur oferta nga Bundesliga dhe La Liga, me Dortmund dhe Real Sociedad që e duan në ekip shqiptarin.