VIDEO ekskluzive/ Me maska e leva, 3 hajdutët mbi 'kokën' e pronarëve...vjedhin kasafortën me 3 mln lekë

22 Maj 2019, 18:53| Përditesimi: 22 Maj 2019, 20:30

  • Share

Report Tv ka siguruar një video ekskluzive të një vjedhje të ndodhur më 23 shkurt të vitit 2019 në fshatit Mengel të Elbasanit ku tre persona të maskuar dhe me leva hynë në një shtëpi, ku në katin e parë shërbente si restorant, dhe vodhën 3 milion lekë nga një kasafortë në dhomën e gjumit.

Hajdutët kanë hyrë qetësisht duke hapur derën kryesore të shtëpisë, kanë kaluar në oborr, kanë hipur nga çatia e katit të parë (pjesës së shkëputur të restorantit ku ndodheshin familjarët) dhe në katin e dytë kanë marrë kasafortën me para, për të cilët duket se kishin dijeni që ndodhej në dhomën e gjumit, pasi janë drejtuar direkt në atë pjesë të shtëpisë.

Pronari, Kastriot Puka dhe bashkëshortja e tij ndodheshin në katin e parë, në kuzhinën e restorantit, dhe nuk i kanë ndjerë hajdutët për shkak se kishte zhurma.

Pas ngjarjes policia arriti të krijojë një identikit të njërit prej autoreve, por deri më tani ende asnjeri prej tyre nuk është arrestuar.

G.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Miri: 23/05/2019 16:54

    Po, sepse kur erdhi ne fillim ky ministri i brendëshëm tha se duhen hequr patrullat policore nga rrugët që të mos japim pershtypjen e shtetit policor.. yyyyyyyyyyt kërmë!

    Përgjigju
  • Fredi: 22/05/2019 19:45

    Hidhni më tepër pará dhe dyfishoni forcat policore në rang republike! Pastroni mutërinë njëherë qe per 30 vjet po bën kërdinë, dhe pastaj bëni rrugë e trotuarë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?