Video EKSKLUZIVE nga momenti i tmerrit/ Makina merr përpara 3 fëmijët në Korçë që po ktheheshin nga shkolla

11 Shkurt 2021, 12:23| Përditesimi: 11 Shkurt 2021, 14:11

  • Share

KORÇË- Aksidentet rrugore që marrin jetë njeërzish dhe shkaktojnë dëmtime serioze te këmbësorët mbeten ende një problem për vendin.

Report Tv ka siguruar ekskluzivisht pamjet ku vetëm fati ka shpëtuar nga vdekja fëmijet teksa ktheheshin nga shkolla me nënën e tyre.

Janë këto pamjet kur nëna me tre fëmijët dhe çantat te shkollës ishin në anë të rrugës nacionale në hyrje të Korçës dhe në pak sekonda goditen nga pas nga një automjet.

Vetura është një mjet me portobagazh tip Volsëagen dhe shoferi që ndodhej në karexhatën e tij në të djathtë humb kontrollin duke goditur nga pas tre fëmijët dhe nënën duke marrë përpara dy prej tyre.

Ata përfundojnë në oborrin e një shtëpie me dëmtime të rënda, por fatmirësisht të gjallë. Kjo ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e 6 nëntorit 2020 kur ora shënon 22:23 minuta.

Nga hetimet ka rezultuar humbje e drejtimit të mjetit dhe mos reagim i shoferit ndërsa dyshohet se ai ka qenë duke përdorur telefonin celular dhe në 3 sekonda ka marrë përpara fëmijët.

Ndërsa parametrat e rrugës kanë rezultuar normal pa lagështirë, gropa apo mungesë sinjalistike çka do ndikonin që shoderi të humbte kontrollin. Drejtuesi i mjetit ka deklaruar se gjithçka ka ndodhur në fraksion sekondi.

Fatëkeqësisht akset nacionale në vend dhe trasetë anës tyre përdoren shpesh si trotuare në mungesë të një rruge kalimi, por nëse fati shpëtoi këta fëmijë një situatë e tillë kërkon reagim pasi pasojat janë vërtet të rënda.

Në një raport të institutit të statistikave pak ditë më parë vihej re një ulje e aksidenteve me vdekje, por të gjymtuarit dhe dëmtimet fizike janë të shumta.

Prandaj është e rëndësishme që shoferët dhe përdoruesit e rrugës të tregojnë gjithmonë kujdes, pasi alkooli, shpejtësia dhe celulari në pak sekonda mund të shkaktojnë të vdekur; ndërsa pak minuta me vonesë për në destinacion nuk ka asnjë pasojë.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shoferi: 14/02/2021 07:35

    Nuk kuptoj cfare duan kalimtaret qe ecin ne trotuare.

    Përgjigju
  • ymeri: 12/02/2021 19:11

    KY SHOFERI DO RRAHUR ME LITAR TE LAGUR....

    Përgjigju
  • Principata: 11/02/2021 16:48

    Frenimi i till dmth qe kti i kan terhek frenat e dores ose i ka terhek vet se makina kti nuk i ka ik nga perdorimi i celularit por asht frenim me frena dore.shyqyr qe kan pshtu fmit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?