Sociale

Video/ Elbasani rikthen nostalgjinë me makinat ‘Retro’! Të dielën gara e çiklizmit

15 Mars, 15:19| Përditesimi: 15 Mars, 15:41

  • Share

Dita e Verës nuk ka mbaruar në Elbasan por vijon me aktivitete dhe surpriza të shumta gjatë gjithë fundjavës. Sot Retro ka mberritur në qender të qytetit ku shumë qytetarët që i pëlqejnë makinat e vjetra të stilit retro, por edhe kureshtarë, sidomos të rinjtë q kanë pasur mundësinë t’i vizitojnë nga afër makinat klasike.

Gjithashtu, në shesh vijojnë aktivitetet për fëmijët, koncerti i organizuar nga Qendra Kulturore e Fëmijëve dhe të Rinjve.

Të dielën do të zhvillohet aktiviteti çiklistik “Trofeu Dita e Verës".

Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, strukturat e Policisë do të marrin masa, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, sigurimin e qarkullimit të lirë dhe pa rreziqe për garuesit, si dhe parandalimin e ngjarjeve rrugore.

Policia e Elbasanit kërkon mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës, për ndalimin e qarkullimit të mjeteve, në këto rrugë, nga momenti i fillimit të këtij aktiviteti (sipas orarit të paracaktuar) deri në përfundim të tij. 

Më datë 16.03.2025, prej orës 08:00 deri në përfundim të aktivitetit, do të ketë kufizime të qarkullimit në këto rrugë;

* Bulevardi "Aqif Pasha"

* Rruga "Muhamet Karadaku"

* Rruga "Ismail Zyma"

* Rruga "Shën Thanasi"

* Rruga "Papa Jorgji Theofari"

* Rruga "Abedin Caushi"

* Rruga "Kozma Naska"

* Rruga "Kamber Sejdini"

R.D/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?