Trabzonspor fitoi dje 1-0 me Basel në fazën e 1/16 në Conference League. Dueli ka nisur me një minutë heshtje në nderim të më shumë se 44 mijë viktimave që lanë pas tërmetet në Turqi dhe Siri. Në Trabzon, tifozët e vendasve kanë emocionuar me koreografinë, teksa kjo ishte ndeshja e parë e zhvilluar në Turqi pas tërmeteve.
Në të dallohet një nga pjesëtarët e forcave të emergjencës, të cilët ndihmuan shumë persona nën rrënoja. Flamuri shqiptar ndodhet mes shumë shteteve që i ofruan ndihmë popullit turk në momentet e vështira, me tifozët që e kanë vendosur në banerin e madh. "Së bashku do shërojmë plagët tona", ky ishte mesazhi i ultrasve. Kujtojmë se tërmetet me magnitudë 7.9 të shkallës Rihter lanë pas më shumë se 44 mijë viktima dhe shumë të pastrehë në Turqi dhe Siri.