Video emocionuese, Navalny në sallën e gjyqit, zemër për bashkëshorten

3 Shkurt 2021, 12:34| Përditesimi: 3 Shkurt 2021, 12:38

  • Share

Alexei Navalny u dënua me 3 vite  e gjysmë burg pas mashtrimit fiskal të pretenduar në vitin 2014, me Yves Rocher. Kundërshtari më i famshëm i Presidentit Putin u pranua në një spital në Berlin ku ai u trajtua. Pas kthimit të tij në Rusi, Gjykata ruse vendosi të rishqyrtojë masën e dënimit me detyrim paraqitjeje për çështjen Yves Rocher. Ai, nga qelia e sallës së gjyqit, bëri një gjest tejet romantik për bashkëshorten e tij duke vizatuar një zemër në xhamin që e ndante atë nga të tjerët. Video u bë virale në rrjetet sociale. Bashkëshortja e tij së bashku me mijëra qytetarë rus janë arrestuar disa herë në protestat të cilat kërkonin lirimin e kritikut të Kremlinit. 

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?