VIDEO emocionuese/ U hodh nga kati i 3-të te 'Shefqet Ndroqi', 30 pëllumba dhe tollumbace drejt qiellit, simbol përqafimi për Xhinon

5 Mars 2021, 19:52| Përditesimi: 5 Mars 2021, 20:01

  • Share

Sot Xhino Koça, i riu nga Durrësi që humbi jetën në mënyrë tragjike në spitalin "Shefqet Ndroqi"do të mbushte 30 vjeç. Familjarë,të afërm,shokë e miq organizuan një ceremoni në formë homazhi për të kujtuar njeriun e tyre.

Ata u mblodhën në bregdet,pranë objektit të quajtur"Sfinksi",dhe në heshtje kujtuan Xhinon. Në duart e tyre ndodheshin, 30 trëndafila të bardhë, 30 pëllumba dhe 30 tullumbace,aq sa janë dhe vitet që do të mbushte Xhino sot.

Tullumbacet dhe pëllumbat e lëshuan drejt qiellit në mënyrë simbolike sepse Xhino tashmë është ngjitur në qiell.

Gjithçka u realizua në mënyrë të heshtur. Pati vetëm një falënderim në fund për pjesëmarrësit dhe më pas ata u shpërndanë.

Ky përkujtim i veccantë u paralajmërua dje nga mamaja e Xhinos, stilistja e njohur Lira Koça.

Xhino Koça në moshën 29-vjeçare vendosi ti jap fund jetës duke u hedhur nga kati i tretë i Sanatoriumit, më 13 gusht teksa ishte infektuar me COVID-19.

Xhino Koça

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Alfons: 05/03/2021 20:04

    Sikur nuk lejohen me shume se 10 vete bashke,apo meqe iku ky qe kishte dhene kaq shume per shqiperine i duhet patjeter te marre dhe ca te tjere mbrapa .

    Përgjigju
    • ALFONS VK: 06/03/2021 00:39

      si te ze gjumi naten o alfons me kaq negativitet qe paske

    • Alfons@: 05/03/2021 21:25

      Po ik o Alfons o shpirt mut se cdo njeri e di se ku i dhëmb shpirti

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?