Recep Tayyip Erdogan ka shkuar për të votuar, e teksa është futur në qendrën e votimit ai ka takuar disa fëmijë, të cilëve u ka dhënë para.Gjesti i presidentit tërhoqi një vëmendje shumë të madhe pasi është parë si një mënyrë për të përmirësuar imazhin e tij, i cili në këto momente nuk është shumë lart.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan hodhi votën e tij në kutinë mes qindra votave të tjera për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare duke theksuar se procesi i votimit është vendimtar dhe të gjithë duhet të votojnë pa asnjë shqetësim.
Erdogan u kërkoi të gjithë qytetarëve të hedhin votën e tyre pasi vullneti i lirë është shumë i rëndësishëm për sa i përket demonstrimit të forcës së demokracisë turke.
The President of Turkey arrives to vote - and distributes cash to children pic.twitter.com/ET3YCctvR6
— Amichai Stein (@AmichaiStein1) May 14, 2023
Lajmi kryesor:
Mbyllen zgjedhjet në Turqi, rezultatet paraprake nxjerrin fitues Erdoganin! Opozita: Kandidati ynë po kryeson
M.T/ReportTv.al