Goli i Ernest Muçit

Sport

VIDEO/ Ernest Muçi e bën të duket shumë e lehtë, supergol nga sulmuesi kuqezi

5 Shkurt, 09:14| Përditesimi: 5 Shkurt, 09:16

  • Share

Besiktasi ia doli të mposhtë 2-0 Kirklarelispor në raundin e dytë të Kupës së Turqisë. Kontribut të madh në këtë sukses për ekipin nga Stambolli dha Ernest Muçi me një supergol dhe Milot Rashica me asist.

Në minutën e 62-të, Muçi lëvizi bukur nga e djathta dhe pasi kaloi një kundërshtar, lëshoi një gjuajtje të bukur me të majtën, e cila u ndal në rrjetë. 23-vjeçari ishte titullar dhe luajtur deri në minutën e 73-të, kur u zëvendësua nga Milot Rashica. Edhe sulmuesi i Kosovës ishte vendimtar me asist në minutën e 79-të, te goli i shënuar nga Joao Mario.

Muçi realizoi golin e parë në Kupën e Turqisë dhe e rriti numrin e golave ​​këtë sezon në 6. Lojtari shqiptar, i cili shënoi kundër Antalyaspor, Galatasaray, Kasımpasa dhe Rizespor në Superligë, tundi dhe rrjetën e Malmo në Europa League.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?