Ernest Muçi pas golit

VIDEO/ Ernest Muçi shënon me Besiktas në Europa League, nuk feston dhe u 'mbyll gojën' tifozëve: I lumtur që po ndihmoj ekipin

7 Nëntor, 08:25| Përditesimi: 7 Nëntor, 08:30

  • Share

Besiktas fitoi 2-1 kundër Malmos të mërkurën në kuadër të raundit të katërt në Europa League. Sfida e Stambollit u zhbllokua nga Ernest Muçi në minutën e 75-të, me sulmuesin që nuk festoi para tifozëve të tij në shenjë proteste për kritikat që ultrasit kanë bërë së fundmi për të.

Ky ishte goli i tretë i sulmuesit shqiptar në tre ndeshjet e fundit, duke konfirmuar formën e mirë që po kalon këto javë. Goli i qetësisë u shënua pas disa minutash nga Semih Kilicsoy (2-0), duke i dhënë Besiktasit fitoren e dytë në Ligën e Evropës.

Miqtë nga Suedia shënuan me Soren Rieks në kohën shtesë, por kjo nuk solli ndonjë ndryshim. 8,3 nota për Muçin nga SofaScore.

Pas ndeshjes Muçi u shpreh i lumtur për golin. ‘’Jam shumë i lumtur, kishim humbur dy ndeshjet tona të fundit. Tani bëmë një kthim të mirë te fitoret. Falënderoj tifozët, ne bëmë një reagim të mirë. Do të vazhdojmë në këtë rrugë. Golat që po shënoj? Ne punojmë për gjithçka. Unë jam i lumtur të ndihmoj ekipin tim, dua të vazhdoj kështu’’, tha sulmuesi.

GOLI I ERNEST MUCIT (VIDEO)

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?